Vazhdojnë reagimet nga e gjithë bota pas rrëzimit të qeverisë së Bashar Al-Assad në Siri.
Kreu i NATO-s, Mark Reutte në një deklaratë të tijën tha se ai shpreson që të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit duke shtuar se liderët e rinj të Sirisë duhet të sundojnë sipas ligjeve, të mbrojnë qytetarët sirianë dhe të respektojnë pakicat fetare.
“Rusia dhe Irani ishin mbështetësit kryesorë të Assad dhe ata ndajnë përgjegjësi për krimet e kryera ndaj popullit sirian”, shtoi Rutte.
Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i presidentes së Komisionit Evriopian, Ursula von der Leyen.
“Integriteti territorial dhe mbrojtja e pakicave të Sirisë janë kritike”, tha ajo në një postim në rrjetin social X.
Sakaq shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk ditën e sotme në një konferencë shtypi në Gjenevë bëri thirrje se autorët e shkeljeve të të drejtave të njeriut nën regjimin e Assad-it duhet të vendosen para drejtësisë.
Gjithashtu ai u kërkoi grupeve rebele që të mbështesin të drejtat e qytetarëve sirianë.