Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare ranë me një të tretën, duke tërhequr dhe aksionet dhe tregjet e kapitalit, pasi perspektiva e një lufte të naftës së papërpunuar goditi tregjet, që tashmë po rimëkëmbeshin nga shpërthimi i koronavirusit.
Çmimi i naftës së papërpunuar ra me më shumë se 30 përqind, duke arritur në nivelet më të ulëta katër vjeçare, duke shënuar rënien më të madhe ditore të naftës që nga lufta e Gjirit të 1991. Rënia e çmimit ndikoi dukshëm tregjet e kapitalit dhe bonove, duke bërë që rendimenti 10-vjeçar i obligacioneve të Thesarit të SH.B.A.-së të bjerë me 0.5 përqind në një rekord të ulët rekord, ndërsa kontratat e të ardhmes amerikane rrëshqitën deri në 5 përqind.
Rënia erdhi pasi Arabia Saudite filloi një luftë çmimesh gjatë fundjavës, pas prishjes së aleancës së saj për ndarjen e naftës me Rusinë të premten.
Treguesi referencë europian i naftës Brent ra me 29 përqind në 32.13 dollarë për fuçi, ndërsa referenca amerikane West Texas Intermediate u tkurr me 31.8 përqind, duke zbritur në 28.16 dollarë për fuçi.
“Rreziku i vërtetë është përtej çmimit të naftës në vetvete, është rreziku i kreditit – kjo është ajo që shqetëson tregun,” tha Stephen Innes, shefi i tregtimeve në AxiCorp. Uljet agresive të çmimeve nga Arabia Saudite veçanërisht kërcënojnë industrinë e shiftit argjilor në SH.B.A. (nga i cili nxirret naftë), ku kompanitë e energjisë përbëjnë më shumë se 11 përqind të tregut të bonove me rendiment të lartë.
“Çmimet e ulëta të naftës në thelb mund ta bëjnë Hjustonin një qytet fantazmë … duke ndikuar në kreditë me probleme dhe shlyerjen e huave,” shtoi Z. Innes.
Joachim Fels, këshilltar ekonomik global në fondin menaxhues Pimco, tha që një recesion në Sh.B.A dhe Eurozonë në gjysmën e parë të vitit ishte tani “një ngjarje e veçantë ” ndërsa për Japoninë ka shumë të ngjarë të zhytet në recesion.
“Më e keqja për ekonominë do të shihet akoma gjatë muajve të ardhshëm,” shtoi Z. Fels.