



Skuadra e Paris Saint-Germain është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1 përballë Rennes me rezultat 2-0.
Vendësit kaluan në epërsi në fundin e pjesës së parë me Laborde, teksa me t’u future një pjesën e dytë Tait dyfishoi epërsinë për rezultatin final të ndeshjes.
Skuadra e PSG u mundua të krijojë, duke arritur të shënojë me Mbappen në minutën e 68 por VAR e anuloi për pozitë jashtë.
Përveç golit të parregullt të francezit, parisienët nuk arritën të regjistrojnë asnjë goditje drejt portës së Gomis për 96 minuta lojë.