Reperi kosovar ofron ndihmë financiare për familjen e të moshuarës që u rrah nga infermierja

Reperi kosovar Mozzik ka ofruar ndihmë financiare për familjen e të moshuarës që u rrah nga infermierja në Qendrën për të Moshuar në Pejë.

Marketing

Përmes një postimi në Facebook, Mozzik ka kërkuar nga familjarët që t’i lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për avokat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“PSE E KQYRA KËTË VIDEO? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme! E more Zot i madh kursena durimin e runa mendjen! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më lajmërohen nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova)”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu.