Republika Çeke zgjat masat për kufizim të lëvizjes deri më 1 prill

Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Jan Hamacek ka thënë se miraton vazhdimin e masave për kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mbyllje të dyqaneve deri më 1 prill, me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Marketing

Hamacek ka thënë përmes një konference për media më 23 mars se këto masa nënkuptojnë që edhe restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura derisa të merret vendim tjetër.Me qëllim të zbehjes së dëmeve ekonomike si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, qeveria po ashtu ka miratuar masa lehtësuese për kompanitë, dhe punëtorë që nuk kanë kontrata fikse të punës.

Ky shtet deri më tani ka raportuar për 1,165 persona të prekur me këtë sëmundje.