Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajti nivelin e rejtingut kreditor të “Fitch” BB+ me perspektivë negative, konfirmim i qeverisjes së mirë të politikave makroekonomike

Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajti nivelin e rejtingut kreditor “BB+” me perspektivë negative që është si rezultat i politikave të mirëfillta të qeverisjes, si dhe politikës makroekonomike, financiare, kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor. Rejtingu kreditor “BB+” me perspektivë negative është konfirmuar në raportin e fundit të Agjencisë së Rejtingut Kreditor “Fitch”.

Marketing

Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është veçanërisht e rëndësishme që rejtingu kreditor, i cili rezulton nga zbatimi i politikave të mirëfillta, është ruajtur në kushte të ndikimit të madh të krizës globale të çmimeve dhe asaj energjetike.

“Fitch” në raport thekson se fillimi i procesit të integrimit me BE-në, do të përforcojë politikën, do ta përkrahë eksportin dhe fluksin e investimeve të huaja direkte, me ç’rast do të balancohen ndikimet negative nga konflikti në Ukrainë.

Agjencia parashikon se intensifikimi i efekteve të krizës energjetike dhe pritshmëritë për tkurrje në eurozonë do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë së Maqedonis së Veriut, e cila do të mbetet në zonën pozitive, ndërsa me uljen e rreziqeve gjeopolitike dhe presioneve mbi çmimin e energjisë, përmirësimin e kërkesës së jashtme, si dhe me konsolidimin gradual fiskal, rritja e ekonomisë pritet të përshpejtohet dhe të arrijë në 3.2% të PBB-së në vitin 2024.

Agjencia parashikon rritje të investimeve të huaja direkte deri në 4% të PBB-së në vitin 2022, për shkak të investimeve të vazhdueshme në sektorin energjetik dhe atë të automobilave.

Sipas “Fitch”, reformat qeveritare dhe përkrahja e FMN-së përmes Linjës për përkujdesje dhe likuiditet (PLL) do ta përforcojnë konsolidimin fiskal, i cili do rezultojë me uljen e deficitit fiskal dhe stabilizimin e nivelit të borxhit. Miratimi i Ligjit të ri të Buxheteve, do të kontribuojë në përforcimin e kornizës fiskale të vendit përmes vendosjes së rregullave fiskale dhe krijimit të këshillit fiskal.

Agjencia në lidhje me deficitin buxhetor për vitin 2022, thekson se masat që Qeveria po ndërmerr si reagim ndaj krizës së çmimeve dhe asaj energjetike në vlerë prej 750 milionë eurove, do të ndikojnë mbi deficitin buxhetor për vitin 2022, me ç’rast Agjencia pret që ai të ulet duke filluar nga viti 2023 duke mos pasur nevojë për masa lidhur me përkrahjen e popullatës dhe kompanive. Gjithashtu, sa i përket borxhit shtetëror, Agjencia “Fitch” pret që ai të arrijë nivelin prej 55.2% të PBB-së deri në fund të këtij viti, si dhe nivelin prej 56% të PBB-së deri në vitin 2023.

Rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut të investimit në atë vend dhe është një nga indikatorët kyç që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.

Paraprakisht, rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencia ”Standard & Poor’s”, e konfirmoi me “BB-“ me perspektivë stabile.

Marketing