Republika e Maqedonisë së Veriut, këto janë ndryshimet në Kushtetutë (DOKUMENT)

Me 81 vota pro, asnjë kundër dhe të përmbajtur Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke ndërruar emrin kushtetues të vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se bëhet fjalë për një vendim të rëndë, por me përgjegjësi të madhe. “Po është e vërtetë, unë kam ndryshuar qëndrimin rreth çështjes së ndrrimit të emrit kushtetues, por ndërrimi i qëndrimeve sjellë progress edhe me çmimin e karrierës politike”, theksoi Zaev.

Ai tha se VMRO-DPMNE si partia më e madhe opozitare e ka të qartë se vështirë do të ishte arritur një marrëveshje më e mirë dhe se pa Greqinë nuk do të ishte e mundur vazhdimi i rrugës drejt BE dhe NATO. Me vendimin e sotëm, Kuvendi ndërroi emrin kushtetues të vendit dhe çështje tjera në kuadër të Kushtetutës, përmes amendamenteve, të cilat janë dakorduar edhe me partitë shqiptare të opozitës dhe grupit parlamentar të tetë deputetëve të larguar nga VMRO-DPMNE, të cilët siguruan shumicën absolute.

Fillimisht gjatë debatit janë miratuar amendamentet e propozuara kushtetuese nga ana e Qeverisë, por të plotësuara më pas nga negociatat me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen BESA.

Amandamenti 33:
Në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” ndërrohen me fjalët “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedoni” me “Maqedonia e Veriut”, përveç se në nenin 36 të Kushtetutës.

Amandamenti 34:
Fjalët “që jetojnë në kufijt e tyre” ndërrohen me fjalët “si dhe qytetarët që jetojnë në kufijt e tyre, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, si pjesë të popullit shqiptar, popullit turq…..”

Amandamenti 35:
“Republika respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike nga vendet fqinje” duke plotësuar nenin 3 të Kushtetutës.

Amandamenti 36:
“Republika mbron, garanton dhe përkujdeset për trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas; … mbron të drejtat dhe interest e shtetasve të saj që jetojnë dhe qëndrojnë jashtë vendit;
Me ndryshimet e reja teksti ndryshon dhe thuhet: Republika përkujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe për pjesën e popullit shqiptar, pjesën e popullit turq, vlleh, serb …. dhe përparon lidhjet e tyre me atdheun.