Republika Qendrore Ballkanike, ky është emri që e kërkojnë grekët

“Grekët e Pavarur” që është një parti e re në koalicion me SIRIZA-n e kryeministrit Aleksis Cipras kërkojnë që emri më i pranueshëm për Maqedoninë të jetë Republika Qendrore Ballkanike. Kjo parti insiston që emri Maqedoni aspak të mos përdoret në emërtimin e ri të vendit fqinj, bëjnë të ditur mediat greke.

Marketing

Tre përfaqësues të lartë të kësaj partie në intervistat e ditës së sotme kanë insistuar që të mos pranohet që Shkupi të përdor emërtimin Maqedoni në propozimin e ri të emrit, që mund të arrihet si kompromis gjatë periudhës së ardhshme.

“Ne i themi ‘jo’ përdorimit të emrit Maqedoni në çfarëdo rasti, për shkak se nuk ekziston as përkatësi etenike maqedonase, as identitet maqedonas, apo gjuhë maqedonase. Kërkojmë në zgjidhje erga omnes”, theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Madalena Papadopulu për televizionin “Sky”.

Nënkryetari i Kuvendit nga kjo parti, Dimitris Kamenos theksoi se përse të mos quhet Republika Qendrore e Ballkanit. Ai tha se ka dyshime se anëtarë të tyre mund të përkrahin një kompromis të mundshëm që do të arrihet në periudhën e ardhshëm për një propozim që po diskutohet mes palëve, mirëpo duke shtuar se ata anëtarë do të largohen nga strukturat partiake.

Marketing