Republikani shpall fitoren ndaj Harris, Donald Trump: Do ndihmojmë vendin të shërohet (VIDEO)

Donald Trump, është Presidenti i 47-të i SHBA-ve. “Ne duam Trump! Ne duam Trump“! Nga perdja blu pranë skenës vjen një shushurimë, e cila ka tërhequr vëmendjen e turmës. Donald Trump del në skenë me familjen e tij.

Marketing

Para mbështetësve të tij Donald Trump deklaroi se: “Është një lëvizje si asgjë më parë, të jem i sinqertë kjo është lëvizja më e jashtëzakonshme politike, që do të ndihmojë vendin tonë të shërohet. Do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë”.

Me 270 arrihet fitorja/ New York Times: Donald Trump pritet të marrë 302 vota elektorale

Republikanët në festë/ Elon Musk poston foton e pazakontë

Rezultatet live/ Trump drejt Shtëpisë së Bardhë, kryeson me 246 vota elektorale përkundrejt 187 të Harris

Ish-Presidenti Trump, ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pas një cikli historik elektoral të mbushur me ngjarje të paprecedenta dhe dy tentativa për vrasjen e tij, sipas Fox News.

Trump kryeson me afro 70 për qind të votave elektorale, nga 277 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt Kamala Harris, e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake, por pa mundur të bëjë asgjë për ndryshimin e rezultatit.

Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme, që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.

Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

Ai humbi rizgjedhjen ndaj rivalit presidentit Biden në vitin 2020 gjatë pandemisë globale të koronavirusit, por rikërkoi Shtëpinë e Bardhë në 2024 pas një fushate gati 2-vjeçare, duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

Trump njoftoi zyrtarisht fushatën e tij presidenciale më 15 nëntor 2022, vetëm disa ditë pas zgjedhjeve afatmesme.

Trump bëri fushatë për një mandat të dytë dhe u fokusua në dështimet e administratës Biden-Harris.

Ish-presidenti ishte në gjendje të tregonte përmbysjen e disa prej politikave të tij kryesore, që lidheshin me arsyet pse inflacioni ishte rritur dhe pse kriza kufitare e SHBA-së ishte përkeqësuar.

Marketing