Ushtria izraelite ka konfirmuar vdekjen e ushtares, që Hamasi e rrëmbeu dhe e mbajti në Gazë pas sulmit të 7 tetorit mbi territorin e Izraelit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë njoftuar familjen e 19-vjeçares Noa Marciano, rreth vdekjes së saj, shkruan BBC.
Marciano shfaqet në videon që Hamasi e publikoi mbrëmë. IDF-ja videon e ka cilësuar si “terrorizëm psikologjik”.
Noa Marciano, 19 años. ZL. pic.twitter.com/u1I2lTpoAb
— Judiniño ✡️ (@judiovirus) November 13, 2023
Ushtarja izraelite e cila ishte rrëmbyer, tregon emrin e vet që prindërve dhe atë të qytetit të lindjes. Më pas në video shfaqet trupi i saj i pajetë.
Militantët e armatosur të Hamasit gjatë muajit të kaluar, kishin marrë peng rreth 240 persona dhe kishin vrarë 1.200 tjerë.
Marciano ishte duke bërë roje në kibucin Nahal Oz, kur filloi sulmi i armatosur i Hamasit që arriti ta thyej gardhin mbrojtës që ndanë kufirin Izrael-Gazë. /Telegrafi