Reshje intensive shiu në Durrës, përmbyten disa rrugë

Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë të qytetit u përmbytën.

Marketing

Reshjet nisën me itensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar të nisen mbremjen e sotme drejt Italisë, pritet të nisen në orar nga porti i Durrësit.

Marketing