Reshje të dendura shiu të shoqëruar edhe me breshër kanë përmbytur Bulqizën këtë pasdite.
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten e rrugëve duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.
Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave.
Ndërkohë problematike ka qenë dhe rruga e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës, e cila u përmbyt nga sasia e madhe e ujit që mblidhej që nga Qafa e Buallit.