Reshjet e borës gjatë natës, kanë bllokuar sërish Rrugën e Arbrit.
Raportohet se trashësia e dëborës në këtë aks rrugor i ka kaluar 20 centimetra.
Policia ka bllokuar Bypassin e Murrizit në fshatin Fshat të Klosit dhe në Bastar-Murrizë nga krahu i Tiranës, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Në rrugë janë mjetet borëpastruese të firmës, por për shkak të reshjeve që vazhdojnë pastrimi total i rrugës është i pamundur.
Kësisoj nuk lejohet as kalimi i mjeteve në mënyrë që të parandalohen aksidentet dhe të mos pengojnë mjetet borëpastruese.
Kjo nuk është hera e parë që Rruga e Arbrit bllokohet për këtë vit.
Marketing
