Moti i ligë i përcjellë me reshje të fuqishme shiu, breshër, zbrazje elektrike dhe erë të fuqishme mbrëmë e ka kapluar fshatin Pçinje të Kumanovës dhe ka shkaktuar dëme të kulturave bujqësore, ndërsa janë përmbytur edhe shtëpi familjare dhe hapësira ndihmëse, informuan sot banorët e fshatit.
Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, prej ku theksuan se vetëm një banor ka denoncuar dëm, hapësira të përmbytura në shtëpitë familjare.
Moti i keq ka shkaktuar edhe dëme të kulturave bujqësore.