Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, kryesisht më freskët, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale, paralajmërojnë nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.
Nesër përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë veriore, ndërsa nga e premtja pritet mot më i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.
Pasdite dhe gjatë natës në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa pjesë lokale do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 27 deri në 35 gradë Celsius.
Moti në Shkup do të jetë pjesërisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të shiut, erë të fortë (mbi 70 km/h) dhe breshër. Temperatura do të arrijë deri në 31 gradë.