Reshjet e borës anulojnë ndeshjet e javës së 22-të në futboll

Pesë ndeshje të javës së 22-të të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit shkaku i reshjeve të borës në vendin tonë janë anuluar. Të njëjtat do të zhvillohen të mërkurën më 9 mars me fillim në orën 14:00

Marketing

Në stadiumin e qytetit në Tetovë ku sot në orën 14:00 duheshte të zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Renovës dhe Shkupit.

Kushtet që janë në stadiumin e Tetovës por edhe në stadiumet tjera si në Shkup, Strumicë, Shtip dhe Strugë kanë pamundësuar zhvillimin e javës së 22-të në Ligën e Parë të futbollit vendor”

Ishte kjo arsyeja që komisari i garave pranë FFM-së të sjell vendim për anulimin e pesë ndeshjeve të kësaj jave..

Kështu ndeshjet e xhiros së 22-të si Renova – Shkupi, Rabotniçki – Shkëndija, Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P dhe Akademija Pandev – Boreci dhe Bregallnica – Pelisteri të zhvillohen më 9 mars të mërkurën me fillim në ora 14:00.

Ndeshja midis Tikveshit dhe Skopjes u zhvillua të shtunën dhe e njëjta përfundoi 3-0 për vendasit.

Java e 22-të e mërkurë në orën 14:00. Takohen:

Renova – Shkupi

Rabotniçki – Shkëndija

Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P

Akademia Pandev – Boreci

Bregallnica – Pelisteri

Të shtunën

Tikveshi – Skopje 3-0.