Reshjet e borës, autostrada ‘Arbër Xhaferi’ në gjendje katastrofale

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me probleme të shumta gjatë stinës së dimrit.

Marketing

Ndër to edhe me mos pastrimin e rrugëve nga bora.

Gjatë natës së mbrëmshme reshjes e borës kishin mbuluar rrugët e Kosovës.

Një lexues i IndeksOnline ka dërguar një video nga autostrada “Arbër Xhaferi” në segmentin Ferizaj-Shkup ku shihet se rruga është e “pa prekur”.

Lexuesi është shprehur i indinjuar me mosveprimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të pastruar rrugën.

Ai është shprehur i rrezikuar nga rrëshqitja në borë.

Marketing