Reshjet në Sidnej, penguan spektaklin e fishekzjarrëve

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që fillon festimet e Vitit të Ri dhe kjo që në kohën kur zgjodhi që ta kapërcente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

Marketing

Kur fishekzjarrët për të mirëpritur Vitin e Ri shpërthyen mbi kryeqytetin samoan, Apia përveç vendasve kishte edhe shumë turistë, të cilët e vizituan këtë ishull për të qenë përpara gjithë të tjerëve në planet për të hyrë në vitin e ri.
Menjëherë pas Samoas, fishekzjarrët shpërthyen në një spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si spektakël piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi.

Vitin e kaluar qielli i pastër lejoi shijimin maksimal të ujëvarës së dritave dhe ngjyrave të atij që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë vit qielli i ka tradhtuar ata që po festonin. Shiu që pushtoi Gjirin e Sidneit dhe njerëzit e grumbulluar aty, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, detyruar anulimin e një spektakli ajror në zonë.

Në Londër, turma të mëdha njerëzish do ta presin ndërrimin e viteve në brigjet e lumit Tamiz.

Në Francë demonstruesit nga lëvizja “jelekët verdhë” njoftuan se do të bashkohen në një festë publike. Policia ka bërë të ditur se do të vendosë barriera të sigurisë te Pallati Elize, ku tradicionalisht mbahet festimi i Vitit të Ri. Viteve të kaluara festa e Vitit të Ri në Francë është përcjellë me probleme të shumta, ku ndër të tjera, ka pasur shumë automjete të djegura. Ndër vendet e fundit të globit që presin trokitjen e vitit të ri do të jenë ishujt amerikane Baker dhe Hauland Island, ku 2019-ta mbërrin mesditën e 1 janarit me orën evropiane.