Restriksione të natës gjatë furnizimit me ujë në Tetovë

Vëllimi i pakësuar i burimeve natyrore të ujit është shkaku që në rrjetin tetovar të ujësjellësit të kyçen burime shtesë të ujit si dhe të vendosen restriksione të natës. Nga java e kaluar restriksione ka nl terminin e natës prej orës 1:00 deri në orën 4:00, me qëllim që uji të akumulohet dhe më pas të shpërndahet në mënyrë të barabartë në rrjet, informojnë nga Ndërmarrje komunale publike Tetovë.

Marketing

“Përmes burimeve natyrore me ujë prej të cilave furnizohet sistemi tani për momentin ka 230 litra. Prej para një muaji është kyçur edhe sistemi i ri i furnizimit me ujë prej ku merren 70 litra ujë në sekondë. Plotësisht sipas nevojës, kyçen edhe 50 litra të cilat merren nga pusetat”, deklaroi Xhelal Ceka, drejtor i NKP Tetovë.

Kompetentët bëjnë thirrje për shfrytëzim racional të ujit sepse vëllimi i pakësuar do të zgjasë tërë vjeshtën dhe dimrin.

“Deri në prill, burimet japin më pak ujë. Prandaj duhet të shfrytëzohet në mënyrë racionale uji dhe të mos shfrytëzohet për ujitje të kopshteve dhe larje të oborreve para shitoreve. Kështu shkon dëm uji i pijshëm”, tha Ceka.

Gjatë verës niveli optimal i furnizimit me ujë në sistem ishte 500 litra.