Restriksionet pjesërisht të lehtësuara, kompetentët apelojnë për respektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi

Pas dy fundjavave me ndalesë të plotë të lëvizjes fillon fundjava e parë me orë të shkurtuar policore. Ndalesa e lëvizjes filloi të dje nga ora 15:00, dhe do të zgjasë deri të hënën në ora 5 të mëngjesit. Autoritetet kërkojnë respektim konsekuent të të gjitha masave për mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit,edhe krahas disa lehtësimeve të kufizimeve të lëvizjes. Siç njoftuan ata, ata e presin kulmin në fund të këtij dhe në fillim të muajit tjetër dhe për këtë u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë konsekuent në respektimin e masave për mbrojtje.

Marketing

Me lehtësim të ndalesës për lëvizje, ora policore çdo ditë pune nga e hëna deri të premten do të jetë prej orës 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Për personat mbi 67-vjeç, siç theksoi ai, do të lejohet lëvizja çdo ditë pune prej orës 05:00 deri në orën 12:00 në mesditë. Të rinjtë deri 18-vjeç do të mund të dalin nga e hëna deri të premten prej orës 13:00 deri në orën 19:00.

Restriksionet pjesërisht të lehtësuara, kompetentët apelojnë për respektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi

Sipas masave të reja qeveritare, pajisjet mbrojtëse duhet të mbahen në të gjitha hapësira publike ku ka shumë persona si markete, dyqane, banka, posta, ente shëndetësore si dhe transport publik. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse janë obligative të mbahen në tregje apo ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrave. Në hapësira të hapura pajisjet mbrojtëse nuk përdoren vetëm nëse personat qëndrojnë në oborrin e tyre, në biçikletë apo në automjet.

Dje Ministria e Shëndetësisë ka bërë 728 teste, ndërsa janë konfirmuar 41 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup- 17, Kumanovë-8, Prilep-8, Tetovë-4, Strugë-1, Veles-2 dhe Manastir-1.

Restriksionet pjesërisht të lehtësuara, kompetentët apelojnë për respektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi

Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) informojnë se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 37 pacientë të shëruar. Prej tyre, dy pacientë nga mjekimi në spital dhe 35 në kushte shtëpiake. Pacientë të shëruar në mjekim shtëpiak janë evidentuar në Shkup- 11, Prilep-11, Koçan-4, Gostivar-2, Dibër-2, Strugë-1, Ohër-1, Manastir-1, Krushevë-1 dhe Tetovë -1.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka vdekur një pacient 36 vjeçar nga Gostivari i cili përveç obezitetit, fotografia e tij klinike madje ka qenë e rëndë. Në evidencën e sotme të ISHP-së si viktimë nga Kovid-19 do të regjistrohet edhe një pacient nga Shkupi i cili ka qenë i moshës 25 vjeç. Ka vdekur më 23 prill, ndërsa rezultati i dytë pozitiv post- mortum ka arritur mëngjesin e sotëm. Pacienti ka pasur sindromin Daun, është hospitalizuar më 20 prill me pasqyrë të rëndë klinike dhe gjetje të bronkito-pneumonisë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.