Retail Parku i parë në Shkup me një sipërfaqe prej 9,500 m2 dhe mbi 300 hapësira parkimi. Cushman and Wakefield / FORTONMKA agjent ekskluziv.
Për disa muaj edhe Shkupi do të ketë një Retail Park, si një shembull nga qytetet Evropiane. Parku ndodhet në komunën e Çair – Butel , në vendin e ish fabrikës Tipo dhe është i pozicionuar midis dy bulevardeve, të cilat paraqesin një pikë strategjike komunikimi midis lagjeve Qendër, Karposh, Butel dhe Çair.
Në një sipërfaqe prej 9.500 m2 ku blerësit do të kenë mundësinë të takojnë brende të famshme të modës, dyqane zinxhirë të pajisjeve teknike, si dhe dyqanet për mobilje dhe orendi. Një pjesë e Retail Parkut do të perfshij brendet e njohura si NEPTUNE, JYSK, LC Ëaikiki, Sport Vision KFC, ZEGIN. Gjithashtu ne Retail Park do të ketë edhe supermarket, bankë, kafene, një restorant dhe një kënd lojrash për fëmijë me siperfaqe prej 2.500 m2.
“Për një kohë të gjatë, Shkupi është duke pritur për një projekt të kësaj natyre, me nje interesim të madh për pjesëmarje : Ne po punojmë me zell dhe presim hapjen. “Tha Katarina Nikolov, nga Cushman and Wakefield/ FortonMKA.
Investitor i objektit është kompania Ali Tobacco nga Shkupi, dhe hapja është planifikuar për në Qershor 2019.