Revizioni shtetëror tashmë 7 mauj është pa drejtor. Ndonëse në fillim të vitit Kuvendi shpalli konkurs për zgjedhjen e njeriut të parë të Entit shtetëror të revizionit dhe procedura tashmë ka përfunduar, shtatë muaj kjo pikë assesi të mbërrijë në rend dite në Komisionin për zgjedhje dhe emërime me të cilin kryeson deputeti Ilija Dimovski.
Ai shkurt në bisedë telefonike për Alsat M paralajmëroi se pika për emërimin e revizorit shtetëror do të vihet në rend dite pasi të emërohen anëtarët e KSHZ-së që për momentin është çështje më e rëndësishme.
Deputetët e shumicës akuzojnë se qëllimisht po pengohet emërimi i njeriut të parë të revizionit shtetëror. Ekspertët kërkojnë nga deputetët që sa më shpejtë të zgjedhin të parin e revizionit shtetëror.
Kuvendi as që ka të drejtë e as duhet ta vonojë emërimin e revizorit shtetëror. Ky është një nga institucionet e pavarura që deri më tani ka treguar më shumë integritet pikërisht për atë se nuk lejoi ndikimin e politikës. Dhe prandaj tani po bëhet kjo vonesë, madje mund të jetë edhe ujdi politike, që nuk është në rregull – u shpreh Sllagjana Taseva, Transparencë Internacional
Taseva përveç për emërimin e revizorit shtetëror, thotë se Kuvendi nuk mund të presë më edhe për emërimin e anëtarëve të Komisionit për pengimin e korrupsionit i cili tashmë disa muaj nuk është formuar.
Kuvendi patjetër të fillojë procedurë edhe për emërimin e anëtarëve të ri që do e plotësonin mandatin e atyre që dhanë dorëheqje deri sa të vijë koha për emërimin e anëtarëve të ri. Dëgjova se thanë se po përgatitet ligj i ri. Po, unë punoj në atë ligj, po shkruhet ligji, por ende jemi larg të qenurit gati – deklaroi Sllagjana Taseva, Transparencë Internacional.
Mandati i drejtores së deritanishëm të revizionit shtetëror Tanja Tanevska përfundoi më 22 dhjetor vitin e kaluar pasi me këtë institucion udhëhoqi për 10 vjet. Menjëherë u shpall konkurs për emërimin e drejtorit të ri, ndërsa deri atëherë me këtë trup të pavarur udhëheq Naser Ademi, zëvendës i revizorit shtetëror i cili në këtë pozitë është tash 8 vjet.