Revizori kryesor Adem Curi në vizitë pune në Finlandë

Delegacioni i lartë i trupit revizor nga IPA fondet i Republikës së Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga revizori kryesor Adem Curi, Liman Muhaxhiri zëvendës i revizorit kryesor dhe Ivan Ignjatov, ndihmës revizor kryesor realizuan takime pune në Helsinki të Finlandës.

Marketing

Në kuadër të kësaj vizite pune delegacioni i Maqedonisë ka realizuar takime në nivel të lartë me trupin revizues të fondeve të BE-së i drejtuar nga Kari Rouvinen, drejtor i trupit revizues të fondeve të BE-së, me institucionin revizues shtetëror të Finlandës i cili udhëhiqet nga Jari Sanaskoski dhe përfaqësuesen e komisionit evropian në Helsinki i cili drejtohet Vesa-Pekka Poutanen, këshilltar për çështje ekonomike

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për qasjen revizore dhe metodologjinë për revizion të fondeve të Bashkimit Evropian dhe hapat e mëtutjeshme për bashkëpunim ndër institucional si dhe roli i Finlandës si udhëheqëse e re e këshillit të BE-së dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian .