Revole e shkrepur e “Armatim i rëndë” në koncertin e Mozzik në Gjilan: Policia tregon çka ndodhi

Në një nga diskotekat e Gjilanit pas mesnatën e vonë të ditës së sotme është raportuar për gjuajtje me armë zjarri dhe me mjete shpërthyes.
Në këtë diskotekë po performonin reperët Mozzik dhe Getinjo, shkruan lajmi.net.

Marketing

Për këtë nga Policia e Kosovës ka folur Ismet Hashani zëdhënës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka konfirmuar rastin e ndodhur pasmesnatën e vonë të ditës së sotme.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një gëzhojë dhe një granat dore të pa shpërthyer në oborrin e kësaj diskoteke.

Pas kësaj personat që ishin në diskotekë janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, ndërsa mjeti i pa shpërthyer është deminuar me sukses nga njësitet përkatëse të policisë.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan me datë 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës dhe një granat dore e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjatjes në drejtim të panjohur.

Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurtë janë evakouuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi I vendit të ngjarjes dhe mjeti I pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim i Policisë Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të cilit është regjistruar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar nga hetues policor rajonal”, thuhet në përgjigjen e policisë.