Pas revoltës së madhe dhe pakënaqësive mes ASH dhe Alternativës lidhur me kandidaturën për qytetin e Tetovës, revolta e madhe dhe mosdakordimi mes tyre vazhdon edhe në nivel të përpilimit të listave për këshilltarë.
Siç mësohet nga tereni, ASH ka ngulur këmbë që të ketë edhe kryesuesin e Listës për këshilltarë si dhe disa numra me rradhë ndër të parët, ndërkohë që nuk dakordohet në këtë mënyrë Alternativa e cila kërkon të ketë kandidat në numrat lartë që janë dhe fitues.
Si e la Sela pas dore kryetaren e Forumit të gruas?
Edhe pse u përfol me të madhe se ka qenë pretendente për kandidate për kryetare të komunës së Tetovës, Vjollca Berisha ka mbetur e lënë pas dore nga Ziadin Sela i cili nuk i dha asaj përkrahje për tu kandiduar.
Ajo hyri në garë për kandidaturë në degën e Tetovës por humbi nga Vullnet Murseli për të cilin flitet se ka bërë për vete kuvendarët në mënyra të ndryshme.
Por ajo që është e rëndësishme se Vjollca në okulare të ndryshme njihet si një menaxhere e suksesshme e një lokali në Tetovë dhe mban pozitën e kryetares së Forumit të gruas në ASH, por edhe pse në këtë pozitë ajo nuk u përfill aspak nga Sela.