Revoltohen fansat e Elvana Gjatës, shkak fotografia për Fitër Bajram

Edhe pse i përket fesë katolike, Elvana Gjata ka uruar festën e Fitër Bajramit me gjestin e përzemërt duke i kujtuar të gjithë fansat e saj myslimanë në këtë ditë të veçantë. “Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruan ajo në postimin në Instagram.

Marketing

Por fotoja e përzgjedhur ka ngjallur debate pasi në të shfaqen disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.
Disa prej fansave shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.

“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!

“Foto e frikshme, më kap panik”.
“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.