Rexhepi dhe Nuredini mbikëqyrën rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në Kamjan të Bogovinës

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi sot vizitoi komunën e Bogovinës ku së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe kryetarin e Bogovinës, Albon Xhemaili inspektuan rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Kamjan.

Marketing

Ky projekt parashikon rindërtimin dhe rehabilitimin e rrjetit të vjetër të furnizimit me ujë në vendbanimin Kamjan.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar fuqimisht në mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat ne implementojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale. Sot jemi të pranishëm për t’i dhënë vëmendje të veçantë projektit për rindërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në Kamjan. Është paraparë të rindërtohet 13.5 km e rrjetit të furnizimit me ujë edhe atë 8.5 km nga burimi i parë (Burimet e kaltra) dhe 5 km nga burimi i dytë (burimi Uji i bardhë). Ky projekt do të sigurojë 20.00 l / s që është i mjaftueshëm për nevojat e rreth 5 mijë banorëve që jetojnë në këtë vendbanim. Për këtë projekt janë siguruar 244 mijë euro nga MTL dhe ne presim që ai të përfundojë brenda 9 muajve kalendarikë. Përveç kësaj, 350 mijë euro të tjera janë siguruar për rindërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në Pallçishtë”, tha Rexhepi.

Për Xhemailin, investimet në infrastrukturë do të kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të komunës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të komunës.

Marketing