Shkruan: Bekim Rexhepi
“Me qetësinë dhe vizionin e tij, Ali Ahmeti po prin si politikan që shumëkush nga brenda vendit dhe jashtë tij e quan KING MAKER I POLITIKËS.
Kryeministër shqiptar është një projekt sa serioz aq edhe i domosdoshëm në Maqedonin e Veriut post NATO-s.
Ideja nuk mund të llogaritet provokim por është thjesht domosdoshmëri e kohës dhe e proceseve që po vijnë. Ky është një rrikujtim për ata që promovojnē modele të barazisë qytetare dhe kërkojnë lojalitet ndaj shtetit. Kjo ide nuk mund të vlerësohet si josinqeritet nga ana e Ali Ahmetit por si korektësi dhe garancë për shtetin multietnik.
Ali Ahmeti nuk është djathtist populist e as majtist ekstrem, por pragmatik dhe tematik që udhëheq, hap tema dhe të njejtat po i mbyllë me suskes.” – thotë Rexhepi