Rexhepi jep lajmin e mirë: Dibra fituese e mjeteve në vlerë prej 690 mijë eurove, mjete për rikonstruimin e plotë të disa rrugëve lokale

ZV/ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi njofton se Komuna e Dibrës, në bazë të aplikimit në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për mjete të dedikuara nga Banka Botërore, është fituese e mjeteve në vlerë prej 690 mijë eurove, mjete të cilat do të shfrytëzohen për rikonstruimin e plotë të disa rrugëve lokale.

Marketing

Për këto projekte konkrete sot Rexhepi diskutoi me kryetarin e komunës së Dibrës, Hekuran Duka dhe udhëheqësen e njësisë për projektet e Bankës Botërore Harita Pandovska.

Projekti për rekonstruim e rrugëve lokale në lagjen Venec 1 në gjatësi prej 1250 m dhe projekti i rekonstruimit te rrugës Ali Zengo në gjatësi prej 660 m janë të miratuara dhe pritet te shpallet procesi i tenderemit.

“Bashkëpunimi në mes pushtetit qendror dhe atij lokal është tejet i rëndësishëm, posaçërisht kur është fjala për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët” thotë Rexhepi.