Rexhepi jep lajmin e mirë, fillojnë punimet për ujësjellësin në Pallçishtë

Zv. ministri i Transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi njofton se pas më shumë se 20 viteve, sot në Pallçisht të Poshtëm në komunën e Bogovinës fillojnë punimet për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në gjatësi prej 3.6 km dhe vlerë 266 mijë euro me një afat ndërtimi prej 9 muajsh.
‘Jemi këtu për të dëshmuar se e mbajmë fjalën e dhënë para banorëve të fshatit Pallçisht, në mënyrë që të ruajmë besimin e dhënë nga qytetarët dhe të realizojmë premtimet e dhëna.
Ky projekt i shumë pritur do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e këtij fshati.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale- shkruan Rexhepi.
Marketing