Rexhepi kërkon nga Qeveria dhe institucionet tjera përkatëse që të mundësohet falja e namazit të Fitër Bajramit

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi, përmes një letre drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shtabit të Krizës dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse kërkon që të dielën tu mundësohet besimtarëve myslimanë të falin namazin e Fitër Bajramit, sipas tij gjithnjë duke respektuar rekomandimet për parandalim të përhapjes së koronavirusit, siç janë mbajtja e maskave dhe distanca sociale. Letra e Rexhepit drejtuar institucioneve pason pas zërave për orë policore gjatë uikendit, e cila do të fillonte të shtunën në ora 19:00 dhe do të zgjat deri të martën në ora 05:00. Kjo njëherit është rekomandim i Komisionit për sëmundje Ngjitëse drejtuar Qeverisë. Qeveria gjatë ditësë së sotme, apo më së voni nesër pritet të merr një vendim rreth kësaj çështje.

Marketing

“Vënia e orës policore ashtu siç është e paralajmëruar do të irritonte pamase besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit, i cili falet njëherë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 minuta. Ndërsa, namazi i sabahut do të falët në shtëpi. Sa për informimin tuaj, Rijaseti i BFI-së, Për shkak situatës me pandemin, ka hequr dorë nga organizimi i Manifestimit Qëndro të Fier Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes të namazit te Fitër Bajramit në xhami”, thuhet në letrën e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, drejtuar Qeverisë dhe Shtabit të Krizës dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.