Rexhepi: Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz edhe nga Greqia dhe Turqia

Drejtori i Resurseve Energjetike Kombëtare, Bajram Rexhepi në “Magazina Ekonomike” deklaroi se Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz jo vetëm nga Bullgaria por edhe nga Greqia dhe Turqia.

Marketing

“Aktualisht ne kemi vetëm një linjë interkoneksioni ndërmjet dy sistemeve tona të transmisionit që lidhet afër kufirit në Deve Bair, dhe deri tash do të thotë i gjithë kapaciteti që ka qenë nga linja bullgare në transmisionin tonë ka qenë e rezervuar nga “Gaz Prom”. Do të thotë që të jetë më e kuptueshme në anën bullgare stacionet e kompresorëve deri tani kanë gjeneruar një presion për rreth 36-37 bar me këtë prodhohet një kapacitet i përgjithshëm në nivel vjetor rreth 800 milion metër kub dhe në nivel ditorë, rreth 2.2 milionë metër kub sasi të gazit që vinin në vendin tonë, dhe e dinë të gjithë se ky kapacitet ka qenë i rezervuar deri tash nga operatori nga furnizuesi rus “Gaz Prom” me një kontratë afatgjate deri në vitin 2030 dhe kjo ka pamundësuar që operatorët tjerë, furnizues tjerë të kenë qasje në këtë rrjet të transmisionit.

Çfarë ndryshohet tani, çfarë është ajo që ndryshon me këtë marrëveshje. E para është se do të bëhet një rritje e kapaciteteve të kompresimit në anën bullgare do të thotë nga 36 bar do rritet në 46 bar, përafërsisht do të ketë kapacitet ditor afër 500.000 metër kub më shumë që do të transmetohen në vendin tonë, që janë jashtë marrëveshjes që “Gaz Prom” ka pasur me “Bullgar Trans Gaz” me palën bullgare. Por e rëndësishme është që edhe në vendin tonë ndryshojnë shumë parametra, sidomos ato të matjes, aktualisht ka qenë shumë e thjeshtë sepse i gjithë ky kapacitet që vinte nga pala bullgare ka qen gaz rus dhe ka qenë me të njëjtën vlerë kalorike dhe matjet në stacionin tonë të matjes janë bërë me metër kub.