Rexhepi: Ministria e Transportit me projekt për Çairin, tërësisht do të rikonstruohet rruga “Parashqevi Qeriazi”

Zv/ministri i Transportit Bekim Rexhepi priti në takim Kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing

“Një lajm të shkëlqyeshëm ja kumtova sot kryetarit të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiut të cilin e njoftova se në bazë të aplikimit në Ministrinë e Transportit për mjete të dedikuara nga Banka Botërore, kjo Komunë është fituese e mjeteve për rikonstruimin e plotë, gjegjësisht asfaltimin e rrugës “Parashqevi Qeriazi” (Ish-“Arhiepiskop Dositej”) në Çair të Vjetër. Projekti do të fillojë të zbatohet në terren pasi të përfundojë procesi i prokurimit.
Me Z. Ganiu gjithashtu biseduam për projektin që është paraparë të fillojë për rikonstruimin e rrugës “Serava” .

Bashkëpunimi në mes pushtetit qendror dhe atij lokal është tejet i rëndësishëm, posaçërisht kur është fjala për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët, shkruan në faqen e tij në facebook Zv/ministri Rexhepi.

Marketing