Rexhepi: Nuk është korrekte nëse ASH ka vazhduar paralelisht bisedimet më një subjekt tjetër

Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa në edicionin e sotëm të emisionit “Rruga Drejt” në Alsat tha se subjekti i tij ka tejkaluar veten dhe se ka zgjatur dorën për koalicion trepalësh. Rexhepi thekson se nuk është korrekte nëse Aleanca për Shqipëtarët ka vazhduar paralelisht bisedimet më një subjekt tjetër, pas thirrjeve që ka bërë ky subjekt për koalicion trepalësh.

Marketing

“Mua më çuditë me një fjalë..nëse Aleanca ka vazhduar paralelisht me një subjekt tjetër.. Nga njëra anë publikisht ka thirrur për koalicionim trepalësh, këndej ka definuar detale dhe qenka afër marrëveshjes me një subjekt tjetër, kjo me një fjalë nuk është korrekte”-tha mes tjerash Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Marketing