Rexhepi-Pollozhani: MTL hap rrugë për realizimin të kampusit universitar të UNT

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi sot i dha lajmin e madh dhe të shumëpritur rektorit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof. Dr. Azis Pollozhani, aprovimin e Pëlqimit nga Ministria për Transport dhe Lidhje që hap rrugën për realizimin të kampusit universitar të UNT-së.

Marketing

Temë kryesore e takimit mes zëvendësministrit për Transport dhe Lidhje z.Bekim Rexhepi dhe rektorit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof. Dr. Azis Pollozhani ishte fillimi i procedurave për realizimin e Kampusit universitar të UNT-së.

Në takimin e punës që u zhvillua në Rektoratin e UNT-së, zëvendësministri Rexhepi i konfirmoi rektorit Pollozhani, aprovimin e Pëlqimit nga Ministria për Transport dhe Lidhje që hap rrugën për realizimin të kampusit universitar të UNT-së.

Ky pëlqim është lajm i shumëpritur për studentët dhe pedagogët e UNT-së, pasi menjëherë pas miratimit të tij nga ana e komunave të Çairit dhe Karposhit, fillohet me procedurën e paraparë për realizimin konkret të kampusit univeritar.

Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, tha rektori Pollozhani në takim, shpreh falënderim për Ministrinë për Transport dhe Lidhje, dhe veçanërisht për zëvendësministrin Bekim Rexhepi për kontributin e përditshëm për marrjen e këtij pëlqimi.

Me këtë hap, Ministria për Transport dhe Lidhje ka mbaruar pjesën e saj të detyrës, dhe procedurat kalojnë në dy komunat Çair dhe Karposh, ndërsa shumë shpejtë studentët e UNT-së, do të kenë një godinë moderne përballë ambasadës së SHBA-ve.