Rexhepi takon Osmanin! Ngre nismë për “bashkim të forcave progresive”

Deputeti Kastriot Rexhepi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Rexhepi njofton se do të fillojë tëvrealizojë iniciativën joformale në Kuvend, për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike të vendit.

Marketing

Postimi i plotë:

Si rrjedhojë e vendimeve dhe aktiviteteve të mia politike, dua të informoj se kam vendosur të ngre iniciativë politike joformale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut- EVROPA 21- për bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend, posaçërisht në prag të Samiteve vijuese në Bashkimin Evropian.

Tashmë kam realizuar hapin e parë, dhe më iniciativë timen, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Zaev, sot pata takim produktiv me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku prej së afërmi u njoftova me të gjithë proceset nga politika e jashtme lidhur me eurointegrimet e vendit. Ashtu edhe siç prita, mora dëshmi për numrin e madh të aktiviteteve që po ndërmerren nga ana jonë, por edhe nga ana e miqve ndërkombëtarë për t’u zhbllokuar procesi, aktivitete në të cilat besoj plotësisht dhe për të cilat do të kontribuojë me gjithë kapacitetin tim politik.

Dua t’u bëj thirrje forcave progresive, veçanërisht apeloj deputetët në parlament, të cilët e dij se e ndajnë këtë qëndrim, por për momentin janë të bllokuar nga grupacionet e tyre politike, të më shoqërojnë dhe të bashkohen me mua në këtë nismë që të mund ky qëndrim politik të realizohet në mënyrë efektive.