Rexhepi takon Teuta Arifin, Tetova fiton 2 projekte kapitale

Sot në vizitë punë në komunën e Tetovës ishte ministri për Transport dhe Lidhje në RMV Z. Blagoj Boçvarski si dhe Zv/ministri Z. Bekim Rexhepi informon Tetovasot. Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Atifi tha se bashkë biseduam për shumë punë, projekte dhe ingerenca të përbashkëta. Shumë shpejtë do të fillojë realizimi i 2 projekteve infrastrukturore:
– Rikonstruimi i plotë I rrugës G.Dellçev ✅
-Rikonstruimi I rrugës G. Stojcevski ✅
Këta 2 projekte kapin vlerën e përgjithshme prej 22 milion denarë.
Gjithashtu komuna dhe ministria do të punojnë intenzivisht në miratimin sa më efikas të planeve detale urbanistike në qytet, dhe me theks të veçantë planet për fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël.
Këtë vit do të fillojë edhe rekosntruimi I rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht, kurse do të bëhet edhe projektimi I rikonstruimit dhe zgjerimit të rrugës Tetovë-Gostivar, realizimi i të cilës pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Marketing

 

Marketing