Rexhepi: Banesa të denja për 47 familje sociale në Dibër

Investimi realizohet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, objekti ka filluar ndërtimin në Gusht të vitit të kaluar dhe pritet që të pëfundojë vitin e ardhshëm në vlerë prej 66 milion denarë pa TVSH. Në total janë 47 banesa që do të ndahen për familjet në nevojë tha zëvendësministri Rexhepi.

Marketing

“Ky është një shembull i mirë se si pushteti qendror në koordinim me pushtetin vendor i ndihmon qytetarët me projekte konkrete.
Ne si MTL respektivisht si Qeveri jemi fuqimisht të përkushtuar që t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht qytetarët nga kategoria e cenueshme. Me komunën e Dibrës kemi edhe projekte të tjera të përbashkëta që duhet t’i realizojmë, siç janë projektet e rrugëve lokale që janë prioritet për komunën. Në këtë kohë të krizës energjetike, ne si Ministri jemi të përkushtuar që të investojmë në të gjitha komunat dhe të ndihmojmë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Vazhdojmë të ndihmojmë të gjitha shtresat e qytetarëve dhe mbetemi të përkushtuar për të siguruar një shtëpi për të gjitha familjet në nevojë edhe në këtë kohë të krizës energjetike”, thazëvendësministri Rexhepi.