Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, dritë jeshile edhe nga partitë e vogla

Mbështetje për rezolutën paralajmeruan edhe partitë më të vogla që janë në koalicion me LSDM-në.

Marketing

“Ne sugjerojmë të hapet debat dhe të ndërtohet konsesus politik reth çështjeve tona strategjike dhe nacionale” – tha Pavle Trajanov nga LD.

“Me të vërtetë teksti është korrekt. Është në drejtim të asaj që ka konsensus të përgjithshëm, jo vetëm në kuvend por edhe në shoqëri” – theksoi Maja Moraçanin nga RDM.

“Teksti është në pëgjithësi mirë, vetëm mund të ketë proces të harmonizimit lidhur me finesat ose çështje që duhet të përfshihen” – tha Monika Zajkova nga PDL.

VMRO-DPMNE në këtë temë pritet të diskutojë edhe me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët –Alternativa. Por për Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, rezoluta ka për qëllim përfitimin e pikëve politike para zgjedhjeve.

Nga e majta thonë se do ta pranojnë rezolutën, nëse partia e Mickoskit e pranon deklratën e tyre që ka të bëjë me çështjen e njejtë.