Të dhënat alarmante tregojnë rezultatet e fundit të testimit PISA-s në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri informoi se nxënësit në vend janë nën nivelin mesatar në Ballkanin Perëndimor.
“Matjet e hulumtimeve ndërkombëtare tregojnë se nxënësit tanë kanë sukses nën mesataren në Ballkanin Perëndimor, në vendet e BE-së. Shumica e nxënësve deri në moshën 19 vjeçare nuk e arrijnë nivelin themelorë, sipas testimeve të fundit të PISA”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri para komisionit në Kuvend.
PISA është testimi më i madh ndërkombëtar për cilësinë e arsimit në në botë. Si hulumtim zhvillohet që nga viti 2000, ndërsa operacionet zhvillohen në mbi 85 shtete në të gjithë botën