Në Superligën e femrave në Kosovë është regjistruar një rezultat i pabesueshëm.
Janë vashat e KB Bashkimit të Prizrenit që kanë shënuar një fitore të thellë ndaj vashave të KB Vushtrrisë.
KB Bashkimi nuk është përmbajtur duke e mposhtur hiq më pak se 127-17 KB Vushtrrinë, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri.
Stewart i shënoi 24 pikë, më së shumti te Bashkimi, e ndjekur nga Muhadri dhe Shaw që shënuan nga 16 pikë secila.
Kujtojmë se vashat e KB Bashkimit janë kampione në fuqi të Kosovës në basketboll.