Pas publikimit të sondazheve të para të daljes nga votimi në zgjedhjet e Francës ku po fiton e djathta ekstreme., Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur me agjencinë e lajmeve AFP.
Presidenti francez ka bërë thirrje që votuesit të mbështesin kandidatët “republikanë dhe demokratikë” në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme.
Macron gjithashtu përshëndeti pjesëmarrjen e lartë të votuesve në raundin e parë të sotëm.