Riaktivizohen vatrat e zjarrit në kufi me Greqinë, zjarrfikës dhe forca të ushtrisë në përpjekje për të shuar flakët

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Radat në Dropull në kufi me Greqinë.

PMNZSH e Dropullit në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit në pjesën e poshtme të fshatit.

Për shkak të terrenit të vështirë mjetet zjarrfikëse  e kanë të pamundur të operojnë, çka i detyron zjarrfikësit të shuajnë flakët me pompa shpine.

Marketing

Në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Libohovës, ndërkoh që janë aktivizuar edhe forcat ushtarake të Gërhotit.

WWW.AKTUALE.MK