‘Ribalanci i buxhetit’, Angellovska me fjalim identik si në Komision ashtu edhe në seancë plenare

Deputetët pasdite e vazhduan debatin për propozim ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2019 që më së shumti mund të zgjasë pesë ditë. Debati do të vazhdojë edhe nesër. Sipas propozimit të Qeverisë, me ribalancin ka ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve për 0,5 për qind. Mbahet deficiti buxhetor prej 2,7 për qind, ndërsa rishikohet edhe projeksioni për rritje ekonomike me 2,8 për qind.

Marketing

Ministrja e Financave Nina Angelovska gjatë fjalimit të saj tha se qëllimi i rabalancit është të ndahen mjetet atje ku do të ketë efikasitet më të madhe dhe ku mund të arrihen efekte më të mëdha ekonomike. Propozim i plotësuar që është para deputetëve i përmban nëntë amendamentet që u pranuan në debat për Propozim rebalancin në Komisionin kuvendor armë për financim dhe buxhet, të cilat kryesisht përfshin rialokim mes normave tashmë të konfirmuara në kuadër të projeksioneve fillestare.

Për deputetët e opozitës ribalanci është populist, ndërsa ata nga pushteti, megjithatë, është zhvillimor dhe do të ndihmojë për realizim më të madh të investimeve kapitale.
Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se fjalimi për ribalancin e ministres së Financave Nina Angelovska është plotësisht i njëjtë si i Komisionit për financim dhe buxhet dhe akuzoi se me ribalancin financohen projekte afatshkurtre populiste, në vend të projekteve zhvillimore afatgjate.(koha.mk)

Marketing