Rishikimi i buxhetit pasqyron rrethanat ekonomike dhe është një përgjigje fiskale ndaj zhvillimeve aktuale globale tha ministri i financave Fatmir Besimi. Sipas tij me këtë ribalanc synohet rikuperimi i plotë i ekonomisë nga pandemia, por edhe mbështetje e qytetarëve në kulmin e krizës globale.
“Me këtë rishikim të buxhetit parashihen 76 milionë euro shtesë për masa të reja të cilat do të ndihmojnë standardin e qytetarëve dhe nërmarrjet në ekonominë vendore për të amortizuar efektin e shokut ekonomik. Gjithashtu parashihen subvencione për të ndihmuar në sektorin e bujqësisë dhe sidomos në produktet kryesore ushqimore strategjike si dhe ndihma subvencione në sektorin social për të ndihmuar kategoritë më të ndjeshme sociale në ekonominë e vendit”, u shpreh ministri i financave Fatmir Besimi.
Me ribalancin e ri rritja ekonomike parashikohet në 3.2 për qind, që është një rënie prej 1.4 pikë në raport me projeksionet ekonomike kur është hartuar buxheti, ndërsa norma e inflacionit prej 7,2 për qind. Ndryshime ka edhe në të hyrat e përgjithsme dhe shpenzimet buxhetore.
“Të hyrat e parashihen në 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta se sa ishin të planifikuara në fillim të vitit për buxhetin 2022 opo pë 2.9%. Shpenzimet buxhetore arrijnë 288,5 miliardë denarë ose 5,9% janë më lartë se sa ishin të planifikuara në buxhetin aktual gjegjësisht rreth 16,1 miliardë janë më lartë se sa plani i vitit 2022. Këtu 29 milijardë janë shpenzime shtesë ndërsa 12.9 milijardë janë shkurtesa dhe si rezultat kemi deficitin që parashihet për 42.7 milijard denarë apo 5.3% nga BPV”, theksoi Besimi.
Deficiti dhe shlyerja e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm prej 11,8 miliardë denarë ose gjithsej 54,5 miliardë denarë, do të financohet me huamarrje prej 59,3 miliardë denarë në tregun ndërkombëtar dhe 21,6 miliardë denarë në tregun e brendshëm.