Ribalanci në procedurë kuvendore, parashtrohen rreth 170 amendamente

Ribalanci i Buxhetit për vitin 2020 ka hyrë në procedurë kuvendore. Debati ka filluar në Komisionin amë për financim dhe buxhet, i cili duhet të përfundojë për 10 ditë pune, pas çfarë me miratimin e amendamenteve dërgohet në Kuvend. Pritjet e kryeministri Zoran Zaev janë që ai të miratohet në kohë që të mund të financohet masat nga pakoja e katërt të masave antikrizë, ndërsa sipas Besimit, i cili e elaboroi propozim-ribalancin para Komisionit amë, masat e targetuara do ta amortizojnë goditjen mbi kompanitë e prekura vendore përmes stimulumit të konsumit privat dhe mblshtetjen e sektorit privat.

Marketing

Ai sqaroi se pakoja e katërt përbëhet nga tre shtylla dhe shtylla e parë është dedikuar për qytetarët dhe për ruajtjen e standardit të tyre, e dyta për sektorin privat, gjegjësisht për aktivitetin ekonomik dhe vendet e punës, ndërsa e treta nënkupton stabilitet fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi.

“Si rezultat i kësaj, në kushte të nivelit të pandryshuar të deficitit buxhetor në vlerë absolute prej 56,6 miliardë denarë, e njëjta si përqindje të BPV arrin 8,5 për qind, në vend të 8,4 për qind. Boexhi publik në tremujorin e dytë, që është shumë absolute, gjithashtu është e pandryshuar, por për shkak të rishikimit në rënie të BPV nominal i njëjti prej 59,5 për qind të BPV, me projeksionin e ri arrin 60,3 për qind të BPV-së”, sqaroi Besimi.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel ptej 196,3 miliardë denarë dhe të njëjtat janë planifikuar në pothuajse në nivel identik lidhur me planin, derisa të dalat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 253 miliardë denarë apo për 4,1 për qind, gjegjësisht për rreth 10 miliardë denarë më të larta lidhur me planin.

Me ribalancin e buxhetit shtohen mjete në programin e Qeverisë që dedikohet për zbatimin e një pjesë të masave nga seti i katërt si masa për mbështetje për pagesën e pagës për kompanitë të cilët kanë rënie të caktuar të të ardhurave si pasojë e pandemisë, kartela pagesore vendore, mbështetja e prodhuesve, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, të verës, guidave turistikë, të regjistruar si kryerës të pavarur të veprimtarisë, kthim të takës turistike për vitin 2019 për bujtje të realizuara, shoping për fundjavë me TVSH-ja ime, skema e garancisë shtetërore dhe garancia doganore dhe grantet për agjencitë turistike, këndet e lojërave dhe restorantet për dasma.

Deficiti i projektuar për viti 2020, shlyerja në bazë të principalit të borxhit të jashtëm në vlerë prej 26,9 miliardë denarë dhe shlyerja e borxhit vendor në vlerë prej 15,3 miliardë denarë do të financohen përmes huamarrjes jashtë vendit dhe në tregun vendor të letrave shtetërore me vlerë.

Për shkak të të dhënave të rishikuara për vitin 2019, deficiti si përqindje nga BPV arrin 8,5 për qind, derisa projeksioni i ri i borxhit publik arrin 60,3 për qind.

Në ribalancin e propozuar janë parashtruar rreth 170 amendamente, ndërsa kryeministri Zaev e porositi ministrin e Financave t’i pranojë të gjitha amendamentet të cilat janë të mira dhe mund të financohen.

“Tani janë thyer pothuajse të gjitha limitet e borxhit publik, në botë në Evropë dhe gjithkund. Ne nuk kemi problem, Buxheti është stabil. Shikoni se tatimet më të mëdha, TVSH-ja, tatimi personal i të ardhurave dhe tatimi i fitimit, edhe pse kemi akontacione të anuluara me vendime ose dekret me fuqi ligjore të gjitha janë ose jo në nivel të njëjtë ose kemi rritje të caktuar. Ne financiarisht jemi stabil, gjithëpërfshirja e Buxhetit, të cilin e shikoni në këtë ribalanc, ndërsa me siguri do të jetë edhe derisa zgjat kriza, ndërsa kërkimi i mënyrës se si të injektohen para plotësuese që t’i ndihmojmë ekonomisë”, potencon kryetari i Qeverisë.

Ai shprehu bindje se ribalanci do të miratohet në kohë, në pajtim me të gjitha procedurat në Kuvend.

“Për mua e rëndësishme është nëse mundet siç janë ruajtur procedurat deri në fund të tetorit, sepse gjithë ato paratë e alokuara duhet t’i injektojmë, shpenzojmë paguajmë, në nëntor dhe dhjetor dhe janë shumë të rëndësishme mjetet të cilat, presim madje rënie të BPV-së prej pesë për qind, pikërisht për shkak të atyre parave të zvogëlohet në minus 4,4 për qind”, theksoi Zaev.

Deputetët përmes debatit konstruktiv dhe të hapur t’i mbështesin ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit u bëri thirrje edhe Kostadin Kostadinov nga LSDM.

Vlerësimi i opozitës është se ribalanci është populist dhe se nuk fokusohet në atë që do të thotë BPV. Akuzuan për mossukses edhe të tri seteve të para të masave, siç theksuan, janë përdorë mezi 33 për qind.