Bayern Munich ka mposhtur sonte në transfertë Eintracht Frankfurtin me rezultatin 0-3 në “Commerzbank-Arena”.
Ndeshja zhbllokohet në minutën e 35′ pas një goli fantastik të sulmuesit francez, Franck Ribery.
Bavarezët dyfishojnë rezultatin në minutën e 79′ përsëri me anë të Franck Ribery.
Golen e tretë për skuadrën e Niko Kovac e shënon mbrojtësi, Rafinha në minutën e 89′.
Pas kësaj fitoreje Bayerni renditet në vendin e 2 me 36 pikë, ndërsa Frankfurt në vendin e 5 me 27 pikë.