Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozim-programin për ndryshimin e programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, sipas të cilës 121 milionë denarë nga buxheti për këtë program do të ridedikohen për zëvendësimin e sistemit aktual joekologjik për ngrohje në amvisëri, kopshte, shkollat fillore dhe të mesme, objektet shëndetësore dhe administrative në qytetet më të ndotura djegëse me gaz, inverter AC, sisteme VRF dhe pompa ngrohje.
Një pjesë e këtyre mjeteve, siç informon shërbimi qeveritar për media, dedikohen edhe për blerjen e filtrave për pastrimin e ajrit për kopshtet, shkollat dhe objektet shëndetësore dhe administrative, dhe për instalimin e filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat lëshojnë materie të dëmshme në ajër.