Rihanna fiton ‘betejën’ ndaj Trump

Ylli i muzikës Rihanna ka fituar betejën ligjore ndaj Presidentit Trump këtë javë pasi kompania e të drejtave të saj, ‘Broadcast Music Inc’, njoftoi fushatën e Trump se nuk mund ta përdorë më muzikën e saj në evente.

Marketing

BMI hoqi muzikën e Rihannës nga marrëveshja e “licencave të subjekteve politike”, e cila më parë i dha fushatës së Trump të drejtën për të luajtur këngët e Rihannës gjatë ngjarjeve dhe tubimeve të tij të fushatës, njoftoj Los Angeles Times.

“BMI ka marrë një komunikatë nga Robyn Fenty, e njohur me emrin artistik ‘Rihanna’, e cila kundërshton përdorimin e fushatës së Trump nga veprat muzikore të Rihannas,”, thuhet në komunikaten e dërguar.

Kështu këngët e Rihannës janë përjashtuar nga marrëveshja e subjekteve politike dhe çdo performancë e veprave muzikore të Rihannës nga fushatat e Trump.

Rihanna kishte reaguar menjëherë pasi që hiti i saj “Dont’t Stop the Music’ u lëshua në një tubimi të Trump.
Ajo nuk është muzikanti i parë që ka ndaluar përdorimin e këngëve të tyre gjatë tubimeve politike të presidentit amerika, edhe reperi Pharrell Williams thuhet se i dërgoi Trump-it një paralajmërim pasi kënga e tij “Happy” u lëshua në një miting të tij politik.

Marketing