Rihanna mbi rikthimin e mundshëm në skenën muzikore: Zoti ka plane të tjera

Këngëtarja dhe miliarderja Rihanna (36) ka folur mbi rikthimin e mundshëm në skenën muzikore, pasi nuk ka publikuar këngë të reja prej vitesh.

Marketing

Ajo në një event për markën e saj Fenty Beauty, la të kuptohet se megjithatë së shpejti do të tërhiqet nga industria e muzikës, pasi “Zoti kishte plane të tjera”.

“Muzika ishte gjëja që tërhoqi vëmendjen, por Zoti kishte plane të tjera për mua. Kam qenë në gjendje të krijoj në mënyra origjinale, organike dhe autentike për gjërat që dua. Kështu që nuk duket aspak si punë”, theksoi këngëtarja me origjinë nga Barbadosi, e cila u transferua në SHBA si 16-vjeçe dhe nisi karrierën muzikore.

Deklarimet e saj shkaktuan reagimet e fansave që prisnin kthimin e saj në skenë.

“Ajo po përpiqet t’ju tregojë se nuk do të ketë këngë të reja”, “Muzika nuk është fokusi i saj”, “Duhet të pranojmë që ajo nuk është më këngëtare, ajo është një grua biznesi që ka qenë këngëtare”, “Rihanna kurrë ju pëlqeu muzika, duhet ta kuptoni se ishte punë”, “Më falni, por nuk mund ta dëgjoj më këtë, thjesht thuaj se nuk do ta publikosh albumin”.

Në vitin 2005, Rihanna publikoi albumin e parë Music of the Sun, i cili hyri në top-10 në Billboard. Më 2006 ajo publikoi albumin e dytë A Girl Like Me, i cili debutoi në top-5 në SHBA.

Albumi i tretë Good Girl Gone Bad u publikua në maj 2007 dhe u nominua për 9 çmime Grammy, prej të cilave fitoi një.

Rated R u publikua në vitin 2009 dhe albumi i pestë Loud u publikua në vitin 2010. Ajo publikoi albumin e saj të gjashtë, Talk That Talk, në vitin 2011, dhe albumin e saj të shtatë, Unapologetic, në vitin 2012. Katër vjet më vonë, u publikua albumi i saj i tetë dhe deri tani i fundit – Anti.

Marketing